Unioni i Studentëve Pro Europian – Feston tre vjetorin e themelimit !

Unioni i Studentëve Pro Europian u themelua me 2 Shkurt 2010, si e tillë që nga fillimi është angazhuar me përkushtim të lartë në realizimin e projekteve,aktiviteteve studentore, duke filluar nga brenda si organizimi e strukturimi,aktivitetet e shpeshta: trjanime, seminare, hulumtime, zhvillime, debate, aktivitete sportive (turne në futboll, basketboll, pingpong), aktivitete kulturore (java e filmit, organizimi i vizitave me karakter kulturorë), mbrëmjeve të ndryshme relaksuese rinore (studentore).

Gjatë kësaj rruge, sot më 2 Shkurt 2013 festojmë tre vjetorin e themelimit me shumë suksese e të arritura, në Universitetin e Prishtinës e atë të Prizrenit. Aktivitetet tona ndryshuan qasjen në menaxhimin e këtyre Universiteteve dhe si të tilla nuk u kufizuan vetëm në to.

USPE ka raporte shumë të mira me të gjitha organizatat studentore që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, duke mos anashkaluar mardhëniet me përfaqësimet studentore në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi,Bosnje e Hercegovinë, Slloveni, Kroaci, Turqi, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Gjermani, Zvicërr, Francë, Austri, vende e përfaqësi studentore në Universitetet e tjera anekënd botës.

Urojmë të gjithë studentëve, të të gjitha brezave të cilët në një ose tjetrën mënyrë ishin ose janë, pjesë e krijimit, formimit, strukturimit të USPE-ës, nga fillimi e deri më sot, ne nuk harrojmë asnjëherë kontributin e anëtarëve dhe përfaqësuesve tanë në të gjitha njësit akademike të UP-ës dhe UPPZ-ës, e vendeve të tjera ku USPE ka përfaqësuesit.

Tërë ky sukses, është meritë e angazhimit tuaj, në krijimin e një organizate me frymë Pro Evropiane, e cila ndryshoi qasjen në zhvillimin e përfaqësimit të studentëve të Kosovës.

Shpresoj që vitetet e ardhëshme të na gjejnë në situata më të mira për studentë.

Me shumë kënaqësi e falenderim,

Selim DAKU
Kryetar

One Response to “Unioni i Studentëve Pro Europian – Feston tre vjetorin e themelimit !

  • Livet er hÃ¥rdt, selv for sÃ¥dan en lille unge der det ene øjeblik flyver glad afsted og det næste ligger dÃu0K#8230;&#823d;.&n¸s til dig deroppe pÃ¥ landstedet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *