Përfundon vizita studimore në Turqi
Studentët që u nisën me 28 Janar për në Turqi për vizitë studimore, janë kthyer sot në mesditë.
Organizimi ishte bërë nga Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE). Studentët vizituan 2 qytete: Bursan dhe Istanbulin.
Mejdi Sadiku, sekretar i USPE-së, deklaroi për G-Lan City se vizita studimore e paraparë për tu mbajtur këtë javë në bashkëpunim me rininë Turke të komunës së Osmangazit të Bursas dhe të rinisë së Istanbulit u reziluar me sukses.
“Vizita u realizua ashtu si e kishim paraparë, dhe i vizituam 2 qytete, Bursan dhe Istanbulin. Kemi qëndruar 5 netë në Bursa dhe 2 në Istanbul. Kemi vizituar vende të ndryshme turistike, kulturore, takime të ndryshme zyrtare dhe kohë të lirë për argetim.” tha Sadiku.
Ndër takime të ndryshme zyrtare, ka pasur takime me nënkryetarin e Bursës Necmettin ?enocak, Nënkryetarin e forumit rinor qendror të AK Partisë, Kryetarin e Komunës Osmangazi të Bursës, Kryetarin e forumit rinor të Komunës Osmangazi të Bursës etj.
Ka pasur vizita tjera si Uluda?, e vizita të objekteve të ndryshme kulturore e historike, me arkitektura interesante si Xhami të ndryshme, ndër të cilat Ulu Camii të Bursës, Fatih Sulltan Mehmet të Istanbulit etj, Turqinë si miniaturë, luftën e Perandorisë osmane në kub 3D e shume vende të ndryshme interesante, nga të cilat mund të përfitojnë studentët.
Gjithashtu ka pasur takime edhe me studentë turq dhe me shoqatën e Shqiptarëve nga Kosova e Shkupi. Ka pasur edhe vizita në drejtorinë e Arsimit, dhe vizita në fabrikat ku shume studentë kryejnë punë praktike në to.
“Të gjithë studentët pjesëmarrës në këtë vizitë studimore, kanë deklaruar se janë tejet të kënaqur me organizimin, dhe shpresojnë që edhe në të ardhmen të marrin pjesë në ndonjë organizim të këtillë” shtoi ai.
Gjatë qëndrimit në Istanbul, USPE ka festuar edhe 3 vjetorin e themelimit të organizatës, festë të cilën e bënë në Ortaköy, një ndër lagjet më të mira më Istanbul, afër urës së Bosforit, dhe një natë më vonë organizuan mbremje argëtuese për pjesëmarrësit në vizitën studimore në një lokal në Taksim, sheshi më i madh në Istanbul. Muzika në gjuhën shqipe u dëgjua mu në mes të ketij sheshi, në një nga clubet e mirënjohura Flayah.
Sadiku vazhdoi më tej “Në emër të USPE-së, i falenderoj Rininë e Komunës së Osmangazit, të Bursës, si dhe rininë e Istanbulit për mirëpritjen, dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi me ta.”
Për fund, Sadiku deklaroi se me këtë vizitv nuk përfundon aktiviteti i USPE-së me vizita studimore në Turqi e më gjerë, por vetëm se është fillimi i këtyre vizitave në vitin 2013, vit ky i cili do të ketë shumë të tilla.
Be part of us | be part of the activity
http://www.topuspe.com
http://www.facebook.com/topuspe
Meanwhile, the Green Party Presidential candidate and Vice Presidential candidate were handcuffed to chairs for 8 hours yesterday to keep them away from the Presidential Desaet.Ibn't it comforting to know that we live in a country that arrests major-party opposition candidates?