Në Novi Sad u mbajt trajnimi ndaj përleshjeve ndërkulturore
Trajnimi i fokusuar në përledhje ndërkulturore u mbajt nga data 05.04.2013 – 14.04.2013 në Sremski Karlovci, qytet 10 KM larg Novi Sadit në Serbi. ‘Beyond Clashes’ u organizua nga organizata serbe “The Youth Dialogue Programme”.
Në këtë trajnim morrën pjesë 24 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Europës, ndër të cilat: Britania e Madhe, Bosnja, Gjermania, Kosova, Maqedonia, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.
Në këtë trajnim morri pjesë edhe sekretari i Unionit të Studentëve Pro Europian, z. Mejdi Sadiku. Ai e vlerëson shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen e tij në këtë trajnim.
“Trajnimi është i një rëndësie të veçantë, pasi kishte pjesëmarrës nga shtete të ndryshme dhe me prejadhje të ndryshme, ku diskutuam shumë gjëra në lidhje me përleshjet ndërkulturore, ndërmjetësimit, mësimit ndërkulturor, paragjykimeve, sjelljes e shumë tema të tjera interesante.” tha Sadiku.
“Një rol të rëndësishëm në këtë trajnim kanë pasur veçanërisht edhe trajnerët të cilën na mësuan shumë në lidhje me temat e trajnimit. I falënderoj shumë trajnerët Snezana dhe Andrea, si dhe Buxhën (Vladimir) për të gjitha çështjet teknike.” shtoi Sadiku.
Në fund Sadiku deklaroi: “I sygjeroj dhe i bëj thirrje të gjithë të rinjëve që të mirren me aktivitete të tilla, ngase vendi ynë ka nevojë për bashkëpunim ndërkulturor, ngase jeni shtet i ‘posalindur’ dhe kemi shumë minoritete, fe, ndërkombëtarë që punojnë në Kosovë. Trajnimet e tilla do të ju ndihmojnë shumë në përjetimet e ardhshme në jetën tuaj.”