Kosova në konferencën ballkanike për rini

konferenca_stamboll

Në Istanbul të Turqisë është mbajtur konferenca për bashkëpunimin e rinisë ballkanike e quajtur “Hand in Hand Balkans”. Konferenca është realizuar në kuadër të Projektit “Hand in Hand” nga Komisioni për Punë të Jashtme i Forumit Rinor të AK Partisë të qytetit Istanbulit. “Hand in Hand Balkans” ka zgjatur 7 ditë, nga 11-17 Maj 2013.

Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Sanxhaku, Shqipëria dhe Turqia, si dhe pjesëmarrës nga jashtë ballkani si: Kashmiri, Libia, Pakistani, Siria dhe Tataristani.

Kosovën në “Hand in Hand Balkans” e kanë përfaqësuar 11 pjesëmarrës nga 3 organizata. 5 pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), 5 pjesëmarrës nga “Kosova Demokratik Türk Partisi” (KTDP) si dhe një pjesëmarrës nga AKEA.

Në këtë konferencë u flit për gjendjen nëpër shtetet ballkanike, qëllimet dhe mënyrat se si t’i tejkalojnë problemet e të bashkëpunojnë rinia e shteteve të ndryshme ballkanike.

Në kuadër të konferencës, pjesëmarrësit kanë vizituar dhe Parlamentin Turk, ku e dëgjuan fjalimin e Kryeministrit Turk Recep Tayyıp Erdoğan, vetëm pak orë para nisjes së tij për SHBA, ku nuk harroi t’i përmendte shtetet ballkanike, posaqërisht Bosnjën dhe Kosovën dhe në fund bënë një fotografi të përbashkët me të.

Në fund të konferencës, pjesëmarrësit të shpërndarë nëpër grupe nga shtete të ndryshme e kanë punuar nga një planprojekt për bashkëpunimin e rinisë ballkanike, ndërsa projektet të cilat mund të jenë të realizueshme, do të aprovohen dhe financohen nga AK Partia.

One Response to “Kosova në konferencën ballkanike për rini

  • I am exeermtly impressed with your writing skills and also with the layout on your blog. Is this a paid theme or did you modify it yourself? Anyway keep up the excellent quality writing, it’s rare to see a great blog like this one today..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *