Debat për Universitetin Publik të Gjilanit
Qendra e Aktivizimit të Rinisë aktivitetin e parë do ta fillojë me debatin për Universitetin Publik të Gjilanit. Debati do të mbahet të shtunën më 3 Gusht nga ora 12:00 në Hotel Kristal.
Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) e cila është regjistruar 2 javë më parë, ka përzgjedhur që aktiviteti i parë i tyre të jetë në lidhje me Universitetin Publik të Gjilanit, i cili do të filloj punën nga data 1 Tetor 2013, ku do të fillojnë studimet për vitin akademik 2013/2014.
Mejdi Sadiku, zv. Drejtor i YAC-së, deklaroi: “Aktiviteti i parë i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë do të jetë ky debat. Arsyeja se pse e kemi zgjedhur këtë është se shkollimi universitar është gjëja më e rëndësishme e një të riu nëse dëshiron të arrijë në karrierë.”
Debati do të bazohet në këto pika:
- Themelimi i Universitetit Publik të Gjilanit
- Konditat ligjore dhe administrative
- Programet që do të përmbajë vitin e parë dhe në vitet në vijim
- Kuadri
- Stafi Administrativ
- Kualiteti dhe cilësia
- Kushtet teknike (hapësirat)
Pjesëmarrës në këtë debat do të jenë:
Bujar Nevzati – Drejtor i Arsimit së Komunës së Gjilanit
Arben Dërmaku – Kryetar i këshillit iniciues të Universitetit të Gjilanit
Sabri Tahiri – Profesor në Universitetin e Gjilanit
Selim Daku – Kryetar i Unionit të Studentëve Pro Europian
Sadiku tha që për ta realizuar një debat efektiv, pjesëmarrës duhet të jenë nga të gjitha shoqëritë që janë të involvuara në këtë institucion.
“Nëse dëshirojmë të kemi një debat efektiv, ku do të qartësohet gjithçka rreth Universitetit, duhet që në debat të marrin pjesë të gjitha shoqëritë që janë të involvuara në të. Andaj edhe ne i kemi thirrur në debat një pjesëmarrës nga Komuna, një pjesëmarrës në këshilli iniciues për krijimin e Universitetit Publik të Gjilanit, një profesor ligjërues në të, si dhe një pjesëmarrës nga studentët, në këtë rast Kryetari i organizatës më të madhe studentore në Gjilan” shtoi Sadiku.
Në fund Sadiku tha: “E kamë parë që shumë bashkëqytetarë të mi kanë qenë skeptik rreth Universitetit Publik të Gjilanit, kanë pasur akoma pikëpyetje në kokat e tyre, andaj shpresoj që ky debat do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre dhe shpresoj që do të jetë një debat efektiv”.
Super arata mai ales ierburile alea multe si colorate. Imi place sa pun prin salate. Am incercat pana acum cu ierburi de Provence si dau o aroma/gust foarte sptllaca.Fruceeie uscate sunt zaharisite ca la noi, sau sunt pur si simplu uscate?