Gjendje alarmante e pirjes së duhanit nga të rinjtë

debat_yac

Sot në Restaurant Luli u mbajt debat në lidhje me pirjen e duhanit nga të rinjtë dhe respektimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike.

Debati ka qenë pjesë e projektit “Pirja e Duhanit Vret”, projekt i financuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Departamenti i Rinisë dhe implementohet nga OJQ “Qendra e Aktivizimit të Rinisë”.

Në panel të debatit morri pjesë vetëm Drejtori i Inspeksionit të Komunës së Gjilanit, z. Selver Xhelili, derisa të papërgjegjshëm u treguan zyrtarë nga Policia e Kosovës, Gjykata dhe Prokuroria, të cilët nuk erdhën për të marrë pjesë në debat.

Gjatë debatit, Mejdi Sadiku, zv. Drejtor i YAC-së e prezantoi hulumtimin e bërë nga kjo organizatë me të rinjtë e shkollave të mesme dhe qytetarë në Regjionin e Gjilanit, përkatësisht Komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Në hulumtim janë përfshirë mesatarisht 150 pjesëmarrës, prej tyre 62 të intervistuar kane qenë nga qyteti i Gjilanit, 52 nga Qyteti i Vitisë dhe 36 nga Qyteti i Kamenicës, prej të cilëve 92 ishin mashkuj dhe 58 femra, të cilët ishin ndarë në 3 grupmosha, përkatësisht 15-20 vjeçare, 21-26 vjeçare dhe 27-47 vjeçare.

Nga hulumtimi, u bë e ditur që ka rritje të pirjes së duhanit nga të rinjtë e shkollave të mesme në dallim me vitet e kaluara, që është një fakt mjaft shqetësues për shoqërinë tonë. Gjithashtu u bë e ditur që janë disa lokale që nuk e respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike dhe se institucionet përgjegjëse edhe pse mirren me to, nuk e kryejnë punën si duhet me përpikëri.

Në fund të hulumtimit, u rekomandua që institucionet angazhohen në respektimin e ligjit, të bëhet verifikimi i shkelësve të ligjit, të pengohen shitësit ambulant, të vetëdijësohen dhe senzibilizohen qytetarët për zbatim dhe implementim të ligjit, si dhe të bëhet një punë sa më efektive nga ana e institucioneve relevante për shqiptimin e masave ndaj shkelësve të ligjit.

Selver Xhelili, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Gjilanit foli për punën që po e bën drejtoria e tij në zbatimin e ligjit nga ana e kafiterive dhe objekteve të mbyllura, për shqiptimin e dënimeve për shkelësit e ligjit dhe u zotua që drejtoria e tij do të angazhohet edhe më shumë në respektimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike.

One Response to “Gjendje alarmante e pirjes së duhanit nga të rinjtë

  • I happen to be commenting to make you understand of the helpful experience my fr#i2d&e8n17;s daughter found browsing the blog. She noticed several pieces, with the inclusion of what it is like to possess a marvelous giving character to let the others without difficulty gain knowledge of various grueling subject areas. You truly surpassed readers’ desires. Thanks for rendering those productive, healthy, explanatory and even cool tips about the topic to Jane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *