YAC përfaqëson muzikën tradicionale në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës
Sot pas mesnatës ekipi Kosovar deleguar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë mbërriti në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Qëllimi i vizitës është Festivali BalsiKa që po mbahet në datat 25 Korrik – 4 Gusht 2015, i cili mbahet në kuadër të Ethno Fest Bosnia, që është projekt në kuadër të Ethno World.
Në aktivitet do të marrin pjesë mbi 80 të rinj nga 12 shtete Europiane, përkatësisht Bosnjë & Hercegovinë, Francë, Gjermani, Greqi, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Turqi, Serbi, Slloveni dhe Shqipëri.
Gjatë 10 ditëve, të rinjë Kosovar do t’ia mësojnë muzikën tradicionale shqiptare të tjerëve, si dhe do të mësojnë për muzikën tradicionale të huaj.
Nga Kosova po marrin pjesë 5 të rinj, përkatësisht Mejdi Sadiku si lider i grupit dhe pjësmarrësit Arlinda Abdullahu, Arzije Rifati, Edona Musliu dhe Kreshnik Halili.
Të rinjtë shprehen të entuziazmuar për përvojën që po i pret në këto 10 ditë dhe shprehen të gatshëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë.