YAC edhe në projektin “Tools & Skills” në Newcastle të Britanisë së Madhe

YAC-UK

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) siç edhe kishe paralajmëruar, nuk ka të ndalur në aktivitetet rinore, e sidomos ato ndërkombëtare ku këtë verë ka dërguar një numër të madh të rinjësh nëpër shtetet europiane për trajnime ose punëtori të ndryshme.

Kësaj radhe, YAC si partnere e organizatës angleze OpportunityUK, po merrë pjesë në projektin “Tools & Skills” (Veglat dhe Aftësitë) e cila po mbahet në Whitley Bay të Newcastles në Britaninë e Madhe. Ekipi i YAC-së përbërë nga 3 të rinj sot ka arritur në vendin e trajnimin pas vizitës në Londër, trajnim i cili do të mbahet në datat 10-18 Gusht 2015.

Nga 10 shtete partnere në projekt, gjithsej do të marrin pjesë 30 të rinj, ku Kosovën e përfaqësojnë 3 aktivist rinorë. Gjatë trajnimin, të rinjtë do të fitojnë njohuri të reja se si të organizojnë trajnime, çfarë veglash të përdorin, cilat aftësi nevojiten dhe si ti zhvillojnë ato etj.

Pjesëmarrësit vlerësojnë që pjesëmarrja në aktivitete të tilla është shume e nevojshme për çdo të ri, e sidomos për të rinjtë e shtetit tonë, të cilën janë nën regjimin e vizave dhe pos aktiviteteve të tilla janë të privuar nga e drejta e udhëtimit të lirë nëpër Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *