YAC po merrë pjesë në trajnimin për Lidership në Divcibare të Serbisë

leadership

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC) është partnere nga Kosova e organizatës Eko Planeta nga Serbia për projektin “Leadership+“. Trajnimi në fjalë po mbahet në Divcibare të Serbisë i cili ka filluar më 21 Tetor dhe do të përfundon më 28 Tetor 2015.

Në trajnim po marrin pjesë 24 pjesëmarrës nga 11 shtete nga Bosnjë dhe Hercegovina, Estonia, Italia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Portugalia, Romania, Spainja, Shqipëria dhe Turqia. Kosovën në këtë trajnim po e përfaqësojnë pjesëmarrësit e zgjedhur nga YAC, përkatësisht Irfan Veseli dhe Arian Kryeziu.

“Leadership +” është trajnim rreth lidershipit që po mbahet në Divcibare, Serbi ndërmjet datave 21 – 28 Tetor 2015 dhe sjellë së bashku 31 të punëtorë të rinj, liderë të rinj dhe të rinj aktiv nga 14 shtete të ndryshme për të diskutuar idetë për projekte.

Projekti bazohet në faktin se liderët e grupeve nga OJQ-të e nryshme janë të aftë të rrisin kualitetin e shkëmbimeve të përvojave duke gjetur modele të përshtatshme për motivimin e të rinjve të marrin pjesë aktivisht në proces dhe të përfitojnë aftësi dhe njohuri të reja.

Ideja kryesore e projekti është gjetja e këtyre formave dhe metodave të motivimit, ku lideri nuk është vetëm një mësues ose mentor, por ai/ajo luan rol aktiv si lehtësues i cili njeh teknologjinë e përfshierjes së të rinjve.

Për shkak të eksperiencës së mëparshme, jemi të sigurtë që liderët e grupeve nëpër shoqëritë ndërkombëtare janë përshtatur, kanë zhvilluar sisteme të përshtatshme dhe i përdorin ato në punët e tyre. Nga këto ne mund ta shohim qëndrimin e të rinjtë përmes projekteve, interesimit të tyre për shkëmbime të përvojave dhe rritjes së kualitetit të programit të Erasmus+.

One Response to “YAC po merrë pjesë në trajnimin për Lidership në Divcibare të Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *