Viti 2015 përfundoi me “Digital Literacy on Human Rights” në Pescara të Italisë

digital-literacy-in-human-rights

Trajnimi “Digital Literacy on Human Rights” është organizuar nga organizata joqeveritare italiane “Identities” në kuadër të programit Erasmus+ të Komisionit Europian, ndërsa “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” ishte partnere nga Kosova.

Ky trajnim është mbajtur nga data 26.11.2015 deri më datën 03.12.2015 në Chieti, (Pescara) të Italisë, ku në të morrën pjesë shtete të ndryshme si Bosnjë dhe Hercegovina, Greqia, Holanda, Italia, Kosova, Mali i Zi, Qipro, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

Ky trajnim kishte për qëllim aftësimin si dhe mësimin se si njerëzit përmes mjeteve digjitale, si përmes intervistave, internetit, televizionit mund të ndihmojnë të rinjtë për të drejtat e njeriut, si të drejtën e të folurit, të drejtat e minoriteteve, të drejtën e punës, etj.

Pjesëmarrësit deklaruan se përpos që morrën pjesë në trajnim, gjithashtu janë në kontakt përmes rrjetit social facebook me anë të një faqe të krijuar, ku ajo do të jetë shumë shpejt gati për shfrytëzimin e artikujve të ndryshëm që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Pjesëmarrësit thanë se po ashtu ata mesuan më shumë në lidhje me të drejtat e njeriut në vende të ndryshe.

One Response to “Viti 2015 përfundoi me “Digital Literacy on Human Rights” në Pescara të Italisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *