Kosova përkrahë dialogun ndërkulturor
Sot, njëmbëdhjetë qytete përreth Adriatikut, Ballkanit dhe Kaukazit u zgjuan të bashkuar me dëshirën për dialog.
Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Bukureshti (Rumani), Chieti (Itali), Larissa (Greqi), Mostari (Bosnjë dhe Hercegovinë), Podgorica (Mali i Zi), Sofja (Bullgari), Tirana (Shqipëri), Zagrebi (Kroaci) dhe Gyumri (Armeni) janë qytetet ku janë shpërndarë mbishkrime që sjellin mesazh të thjeshtë por të forte: “Dialogu është Liri”.
Kampanja është e promovuar në kuadër të “Balkan Without Hate” (Ballkani pa urrejtje), projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Europian përmes programin Erasmus Plus, që nxit “Jo urrejtje” dialogun kulturor dhe ndërkulturor përreth regjionit të Ballkanit dhe mëtej.
Në këtë konteksti, “Dialogu është Liri” synon t’i forcojë lidhjet ndërmjet akterëve të dnryshme të shoqërisë çivile, po ashtu të nënvizojë funksionet esenciale të dialogut në konstruktim të detyrimeve njerëzore.
E tashmja jonë karakterizohet nga urrejtja e verbër dhe irracionale. Çdo dite ne shohim që ndërtohen ‘gardhe’ të reja, atje ku duhet të jetë solidariteti. Ne jemi disorientuar nga mijëra friga, shumica e të cilave janë në saje të injorancës dhe çojnë në varësi, izolim, homofobi, konflikte fetare dhe terrorizëm.
Anasjelltas, për të ndërtuar një dialog, ne duhet të heqim dorë nga veset e këqija si paragjykimet, inatet, stereotipet, dhuna verbale dhe fizike. Në të njëjtën kohë ne duhet të ushtrojmë kuriozitetin tonë, mendimin kritik dhe vetë vlerësimin. Kurdo që komunikojmë, ne ndajmë njohuritë, kjo është saktësisht çka i bën njerëzit të lire.
Ne jemi njerëz më tej bregut që ne jetojmë pavarësisht prapavisë kulturore, statusit ekonomik, edukimit, besimit, orientimit politik ose seksual. Prandaj, we kemi për detyrë t’i hapim njohuritë tona te komshinjtë, të bëjmë një hap para drejt njëri tjetrit dhe të veprojmë dhe t’i pranojmë vlerat e diversitetit dhe t’i reduktojmë konfliktet. Kjo është një çështje e respektit dhe lirisë dhe ka nevojë për dialog. Le të fillojmë tani.
Më shumë informata: https://www.facebook.com/balkanwithouthate/
Një faleminderim i veçantë për të gjithë organizatat dhe vullnetarët që përkrahin kampanjën:
Youth for Social Change – Tiranë (Shqipëri)
Gayane Astoyan – Gyumri (Armeni)
Samir Skalic – Mostar (Bosnjë dhe Hercegovinë)
Zavod za idei – Sofia (Bullgari)
Centar za podršku mladima (CPM) – Zagreb (Kroaci)
Youth Support Centre (YSC) – Zagreb (Kroati)
Green Spirit – Larissa (Greqi)
Identities – Chieti (Itali)
Youth Activism Center – Prishtina (Kosovë)
NGO “35mm” – Podgorica (Mali i Zi)
JUNII – Bucharest (Rumani)
Centar za edukaciju i unapredjenje drustva – Beograd (Serbi).