Sadiku: Kompanitë telekomunikuese të rrisin shërbimet (VIDEO)
Kompanitë telekomunikuese në Kosovë duhet të punojnë dhe të rrisin shërbimet e tyre që konsumatorët të jenë më të kënaqur e të kenë shërbimet më të mira.
Mejdi Sadiku zëvendësdrejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë, tha se Kosova ka ngecje në shërbimet teknologjike.
“Ne nuk marrin të gjitha shërbimet edhe pse i paguajmë. Kompanitë telekomunikuese në Kosovë flasin për përfshirje me rrjet 3G e 4G në 80%, 90% e bile edhe 99% të territorit të Kosovës, por ka probleme”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij tek interneti mobil, paguajmë për internet super të shpejtë, ndërsa nuk marrim as gjysmën e shpejtësisë së paguar, ndërsa operatorët fare nuk marrin përgjegjësi për këto “vjedhje teknologjike”. /RTK Live/